75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kida thotë “Moti” në këngën e re, vjen atraktive si çdo herë!

Kida ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga “Moti” është vizuelizuar edhe me një videoklip mjaft atraktivë në qytetin e Stambollit.

Këngëtarja simpatike shfaqet joshëse dhe unike si përherë, ndërsa kënga ka ritëm dhe adrenalinë, në të cilin Kida nuk ka ikur nga stili i saj.

Për muzikën është përkujdesur Prygo Royal, me regji të Elena Kelmendit, ndërsa videoklipi nga ‘Boulevard films’.

Kënga tashmë gjendet në kanalin “Youtube” dhe padyshim pritet të hyjë në mesin e hiteve të këngëtares./Indeksonline/