75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Kida vezullon, thotë se për 7 vite shumë suksese i përjetoi!

Kida vazhdon të jetë njëra ndër artistet më aktive në skenën muzikore shqiptare.

Janë bërë 7 vjet që ajo bëri paraqitjen e parë si këngëtare, shkruan IndeksOnline.

Interpretuesja e disa hiteve ka thënë se përgjatë këtyre viteve ajo ka shënuar shumë suksese.

“7 vjet rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk do ta kisha ndryshe. Unë e vlerësoj secilin prej jush”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram./IndeksOnline/