14:35 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / B O

Kidnapimi i tre policëve kufitarë dyshohet se ndodhi 300 metra brenda territorit të Kosovës

Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, dyshohet se janë kidnapuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kidnapimi dyshohet se ka ndodhur rreth 300 metra në territor të Kosovës, në një pikë kontrolli.

Burimet e Indeksonline poashtu bëjnë të ditur se të njëjtit kanë marrë ndërrimin në mëngjesin e sotëm.

Lajmin për kidnapimin e tre policëve kufitarë e kanë bërë të ditur edhe mediat serbe./Indeksonline/