75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / MSH1

Kiev, më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike

Më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike, në kryeqytetin ukrainas.

Kjo, pasi një seri sulmesh ruse gjatë natës goditën infrastrukturën energjetike dhe industriale.

Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko tha se ”pesë rajone u goditën dhe se të paktën pesë persona u plagosën”.

Po punohet për të shuar zjarret dhe për të rivendosur energjinë elektrike.