75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kijevë-Zahaq, autostrada që s’u krye kurrë, ndërmerret një hap shpresëdhënës

Vazhdimi i autostradës Kijevë-Zahaq është bërë “bajat” nga gënjeshtrat e shumta ndër vite të ministrave përkatës.

Vazhdimisht është premtuar se do të fillojnë punimet e mbetura në përfundimin e kësaj autostrade, por që ato kanë mbetur vetëm premtime boshe.

Një hap shpresëdhënës për vazhdimin e punimeve në këtë rrugë është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sapo është marrë vendimi për shpronësimin e pronave në segmentin Kijevë-Zahaq.

Ky projekt pritet të kushtojë 238 milionë euro, ndërsa kohëzgjatje e punimeve do të jetë 36 muaj./Indeksonline/