75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 28 Mars 2022 / k.v

Kievi lehtëson orën policore

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko të hënën lajmëroi për lehtësira në orën policore në kryeqytetin ukrainas.

Në një postim në Facebook, ai ka shkuar: “Miq! Informacion me rëndësi! Ora policore po ndryshon në Kiev dhe rajon. Nga sot, 28 mars, ora policore do të fillojë një orë më vonë dhe përfundojë një orë më herët. Dhe do të zgjasë nga ora 21:00 deri në 06:00”.