23:29 / E Diele, 15 Maj 2022 / AR

Kievi: Moska po bën gati për luftë 2500 forca speciale

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, në një deklaratë të fundit, pretendon se Rusia po stërvit 2500 rezervistë për t’i bërë ata pjesë të forcave speciale dhe më pas t’i hedhë në luftë.

“Ushtria ruse ka rekrutuar rezervistë për të plotësuar humbjet që ka pësuar gjatë luftimeve”, pretendon Kievi.

Sipas ushtrisë së Ukrainës, pranë kufirit zhvillohen stërvitje të vazhdueshme të rezervistëve. “2500 rezervistë po stërviten në kampet në rajonet Voronezh, Belgorod dhe Rostov. Ata do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e forcave speciale”, pretendon Ukrainë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të dielën se ofensiva e Rusisë në Donbas ka humbur vrullin dhe është zvarritur ndjeshëm. Britania pretendon se trupat e Vladimir Putin mund të kenë humbur një të tretën e forcës luftarake tokësore dhe pajisje të tjera ajrore, përfshirë dronët bombardues.