75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Kievi: Rusët po vazhdojnë të bombardojnë Mariupolin

Ushtria ukrainase ka deklaruar se avionët rusë vazhdojnë të sulmojnë qytetin e rrethuar të Mariupolit, me fokus në fabrikën e çelikut “Azovstal”, në të cilën strehohen trupa ushtarake ukrainase dhe civilë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook tha gjithashtu se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e katër vendbanimeve në rajonin e Kharkiv.