Kik-boksieri Azdren Krasniqi të shtunën përballet me Rico Ramba Giger

Kik-boksieri Azdren Krasniqi, të shtunën me 25.06.2022 do të jetë përballë Rico Ramba Giger-it.
Meçi do të zhvillohet në Zielbau Arena, në Winterthur të Gjermanisë, nga ora 17:00.
Kjo mbrëmje përveç karakterit sportiv do të jetë edhe humanitare, e organizuar nga Muay-Thai Musti-gym Winterthur.
Përveç ndeshjes së Azdren Krasniqit, janë edhe disa Kik-Boksier shqiptarë që ngjiten në ring, si Kristi Dhima, Erdonid Alija, Omer Ramadani, Flamur Haxhija etj./IndeksOnline/
