75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / k.v

Kilaj arriti në Kosovë me aeroplanin privat të Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirimin e Isni Kilajt, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024.

Aeroplani privat nga Rotterdami u nis menjëherë për në Kosovë mëngjesin e sotëm, raporton IndeksOnline.

Kilaj ka aterruar në Prishtinë rreth orës 11:00, ndërsa aeroplani menjëherë u nis drejt Holandës./IndeksOnline/