75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / AR

Kilaj jep lajmin e mirë për malishevasit, ujë 24 orë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Malishevës. Ai njoftoi se ujë do të ketë 24 orë.

Për këtë projekt u njoftua nga drejtori i Radoniqit, Ismet Ahmeti, mbështetjen për të cilën e dha Bashkimi Evropian.

Postimi i plotë:

Malisheva do të ketë ujë 24 orë.

Ujin do ta sigurojmë nga Ujësjellësi Rajonal “Radoniqi”.

Sot e takova Drejtorin e Radoniqit Z.Ismet Ahmeti, për të  diskutuar rreth projektit të Hidroregjionit Radoniqi  që do t’i japë Malishevës ujë cilësor 24 orë.

Ne takim u informova që projekti i kompanisë për Malishevën, e ka marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe do të filloj implementimin.

Me kyçjen në rrjetin rajonal Radoniq, ky sistem do të bëhet 100% funksional për të gjitha fshatrat e Komunës.

Për mua është prioritet uji për komunën tonë.

Komuna do ta mbështet Kompaninë Rajonale duke ndihmuar e kryer me kohë të gjitha detyrat sa i përket këtij projekti.

Sikurse edhe në të kaluarën, edhe tash e në të ardhmen ne besojmë dhe angazhohemi në bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërkombëtar për t’i sjellë Malishevës sa më shumë investime e projekte për zhvillim.