75 Mall Live Search
21:15 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / OSH

Kilaj merr mbështetje të madhe në Malishevë, këto janë zotimet e tij

Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është mirëpritur me dashamirësi të madhe nga banorët në Astrazup.

Kilaj tha se ata kanë nevojë për kujdes dhe përkrahje, andaj u zotua se do të jetë kryetari i të gjithëve pa dallim partie.

Ngrohtësi të madhe, Kilaj, gjeti edhe në odën në Dragobil dhe Maxharr.

Ata i dhanë mbështetje të vizionit të Kilajt në masë të madhe.

Përkrahje të madhe kandidati i PDK-së pati edhe nga doktorë e infermierë të shumtë.

Ku Kilaj u zotua se gjatë qeverisjes së tij do të angazhohen në krijimin e kushteve të duhura për lehtësimin e punës së tyre./IndeksOnline/