Kilaj pranon humbjen në Malishevë, thotë se jeta politike për të ka mbaruar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj ka reaguar pas humbjes së garës për kryetar të kësaj komune.
Ai ka thënë se e respekton vendimin e qytetarëve të Malishevës.
Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij që e kanë përkrahur.
Po ashtu ai ka bërë me dije se për të jeta politike ka mbaruar.
Postimi i plotë i Kilajt:
Të dashur qyteterë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë tëPDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!