Kilaj takon doktorët e Malishevës, iu premton kushte të mira të punës

Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga PDK, Isni Kilaj sot ka takuar doktorët në këtë qytet.
Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të angazhohet në krijimin e kushteve të duhura për lehtësimin e punës së tyre dhe ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.
Statusi i Kilajt:
Doktorët shtylla e shëndetit tonë!👨⚕️👩⚕️🩺
Mesditën e sotme e ndava me disa doktorë e infermierë të shkëlqyer të qytetit tonë, të cilët i falënderova për punën e tyre të pakursyer në shërbim të shëndetit publik e sidomos gjatë pandemisë Covid-19.
Gjatë qeverisjes sime do të angazhohem në krijimin e kushteve të duhura për lehtësimin e punës së tyre dhe ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.🔬💊
Ndërsa për qytetarët do të mundësojmë qasje të shpejtë, prandaj do të ndërtojmë ambulanta të reja e investime në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare.
#BashkëPërMalishevën
#IsniKilaj
#kryetarijuaj
