11:45 / E Premte, 28 Janar 2022 / B O

Kili-Argjentinë, i harruan në hotel flamujt, gjyqtarët i përdorën gjatë ndeshjes jelekët reflektues!

Pamje të rralla dhe qesharake vijnë nga ndeshja që u zhvillua mbrëmë mes Kilit e Argjentinës. Asistentët brazilianë Fabricio Vilarinho dhe Rodrigo Figueiredo u paraqitën në lojë pa flamujtë e tyre.

Asistentët harruan mjetin e tyre kryesor të punës në hotel dhe për këtë arsye iu desh të përdornin zgjuarsinë për të rregulluar situatën e sikletshme.

Gjyqtarët “harnuan” mjetin e punës duke përdorur jelekët reflektues në vend të flamujve të gjyqtarëve, por që iu kryen punë deri në fund të ndeshjes./Indeksonline/