75 Mall Live Search
09:02 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kili eliminohet nga Kupa Amerika me një rekord negativ që nuk i kishte ndodhur mbi 100 vite

Kombëtarja e Kilit është eliminuar nga Kupa e Amerikës, duke mos arritur ta kaloj edhe fazën e grupve.

Kili përfundoi në vendin e tretë në Grupin A, pas Argjentinës dhe Kandasë, derisa Peru ishte e fundit, shkruan IndeksOnline.

Madje Kili nuk arriti të shënonte asnjë gol në tre ndeshje të luajtura në Kupën e Amerikës.

Kjo është hera e parë që nga viti 1917 që Kili përfundon një Copa América pa shënuar asnjë gol./IndeksOnline/