Kili i pagabueshëm, kualifikohet në gjysmë-finale të Kupës së Amerikës
Kombëtarja e Kilit është kualifikuar në gjysmë-finalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti Kolumbinë.
90 minuta përfunduan pa gola përkundër dominimit të Kilit. U deshtë të zhvilloheshin penaltitë që të mësohej emri i fituesit, transmeton Indeksonline.
Nga pika e bardhë kilianët u treguan të pagabueshëm. Ata shënuan pesë penalti. Ndërsa në anën tjetër kolumbianët shënuan vetëm katër herë.
I vetmi lojtar që e huqi penaltinë ishte William Tesillo.
Kili në gjysmë-finale e pret fituesin e ndeshjes Uruguai-Peru që zhvillohet sonte në ora 21:00./Indeksonline/