75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / OSH

Kili: Protuestuesit përdorin bletat, thumbojnë 7 policë

Katër bletarë u arrestuan pasi protestuan përpara pallatit presidencial të Kilit në Santiago, sipas zyrtarëve lokalë, me shtatë oficerë policie të thumbuar gjatë demonstratave.

Prodhimi i mjaltit është dëmtuar nga një thatësirë afatgjate në Kili që ka vyshkur burimet ushqimore të bletëve si lulet dhe të korrat. Ndërkohë që thatësira nuk është e pazakontë në Kili, mega thatësira aktuale ka vazhduar që nga viti 2010 dhe ndryshimi i klimës është të paktën pjesërisht fajtor, thonë shkencëtarët.

Bletarët kërkojnë reformën e qeverisë për të përmirësuar çmimet e mjaltit ose për të ofruar subvencione për prodhuesit e mjaltit. Ata kanë kërkuar të takohen me presidentin Sebastian Pinera, raporton CNN.

Bletarët vendosën rreth 60 koshere bletësh, të cilat përmbanin rreth 10 mijë bletë, në rrugën përballë pallatit.