75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Kili urdhër yjeve të saj, Sanchez, Vidal e të tjerëve: Ejani, të futeni në karantinë!

Të gjithë njerëzit që do të fluturojnë nga Spanja e Italia për në Kili, do të futen në karantinë. Kjo do të vlejë edhe për yjet e saj të futbollit.

Arturo Vidali e Alexis Sanchezi kanë marrë urdhrin nga vendi i tyre për t’u futur në karantinë.

Ministri i Shëndetësisë, Jaime Manalich, ka marrë vendimin që të gjithë t’i nënshtrohet këtij trajtimi për shkak të urgjencës së koronavirusit. Sanchezi, Vidali, Medeli, Pulgari, e plot yje të futbollit evropian do të detyrohen të futen në karantinë.

Kjo masë ndaj futbollistëve është si parapërgatitje për ta, para ndeshjes së fund të muajit, që Kili e zhvillon ndaj Kolumbisë./Indeksonline/