21:16 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Kim detyrohet ta fshijë këtë foto sepse u akuzua për fotoshop të tmerrshëm

Gratë e klanit Kardashian-Jenner janë të zonjat në shumë gjëra, me përjashtim të fotoshopit.

Aty duke se i duhet ende punë për t’u përmirësuar. Kim përshembull, u detyrua të fshinte foton e fundit sepse diçka kish’ bërë gabim dhe ndjekësit në Instagram as që e mendojnë të të falin.

Kim u detyrua ta fshinte këtë foto sepse e akuzuan për fotoshop

Mbrëmjen e djeshme, ylli i Instagramit postoi disa foto me bikini, buzë detit dhe brenda pak sekondash fansat vune re që diçka nuk shkonte me gjurin e saj.

“Kush e editon kështu një këmbë? A është në rregull këmba jote?”- ishin disa prej komenteve më të shpeshta që e detyruan Kim-in (ose ndonjë nga ekipi i saj) ta fshinte fare foton.

Kim u detyrua ta fshinte këtë foto sepse e akuzuan për fotoshop

Gjithsesi, mund të shihet qartazi që diçka nuk shkon me këmbën e saj të majtë dhe është thjesht fotoshop i keq.

Kim u detyrua ta fshinte këtë foto sepse e akuzuan për fotoshop

Pavarësisht se e fshiu, Kim e zëvendësoi me foto të tjera shumë seksi, pa u menduar gjatë për fjalët e njerëzve. Në fund të fundit, pse duhet të jenë të gjithë ekspertë në fotoshop?