75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kim dhe Kanye dërgojnë North në muzeun japonez

Kim Kardashian  është një nëna e zënë, madje edhe kur është me pushime me burrin Kanye West dhe vajzën, North.   

Ajo publikoj në mediat sociale të hënën nisjen e koleksionit të saj të fundit të produkteve të bukurisë në KKW, i cili ka të bëjë me vitet ’90.

Më pas, ajo tregoi disa foto nga një ekspozita shumëngjyrëshe që vizituan në Japoni.

Kim dhe Kanye e dërguan North në Borderless në Japoni, një muze arti gjithëpërfshirës.

Më vonë ata sollën imazhe të ndryshme nga kjo vizitë. Një foto tregon Kim dhe North në një dhomë plot me fenerë rozë të ndezur që varen nga tavani.

Më parë Kim postoi një imazh nga fotosesioni i fundit duke modeluar për koleksionin e e produkteve të bukurisë nga dizenjatorja Donatella Versace.

“Marr shumë insporime për grim nga vitet e 90-ta dhe më pëlqen sa nostalgjike është i gjithë koleksioni”, tha Kim për koleksionin e ri që pritet të publikohet gjatë gushtit./Indeksonline/