Kim dhe Kanye West shkëlqejnë në festën e mikut të tyre
Kim Kardashian dhe burri i saj Kanye West kanë publikuar disa fotografi ku shfaqen së bashku të gatshëm për festën e ditëlindjes së 50-të të reperit të njohur P.Diddy.
Ka qenë vetë Kimi që ka publikuar disa fotografi ku tregon se si u dukën ata gjatë këtij eventi, shkruan Indeksonline.

Duke qenë një nga çiftet më të njohura në botë, padyshim se ata ishin kujdesur të dukeshin më së miri.

Kimi kishte preferuar një fustan që i theksonte asaj më së miri linjat trupore, derisa Kanye ishte veshur elegant duke pozuar pranë gruas. /Indeksonline/
