18:01 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kim dhe Kourtney Kardashian marrin gjithë vëmendjen me paraqitjen nga Miami

Kim Kardashian West së bashku me motrën e saj Kourtney kanë shkëlqyer me pamjen, teksa merrnin pjesë në një event të artit dhe modës.

Ajo dhe motra e saj kanë marrë gjithë vëmendjen në Miami, transmeton Indeksonline.

Kim u shfaq mjaft e guximshme në veshje ngjyrë gjarpëri kokë e këmbë, teksa arriti në shfaqjen e pistës për meshkuj Dior.

Edhe Kourtney, kishte theksuar linjat trupore me një fustan të zi, duke dëshmuar kështu se ato vazhdojnë të jenë ndër femrat më atraktive në botë. /Indeksonline/