16:46 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kim ja shpreh publikisht dashurinë Kanye West-it

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një nga çiftet më të popullarizuara dhe më të përfolura nga publiku dhe mediat rozë.

Duke qenë të tillë, secili hap dhe paraqitje që ata bëjnë është në fokus, shkruan Indeksonline.

Së fundmi përmes një paraqitje nëpër rrjetet sociale ata janë shfaqur së bashku, ku shihet Kanye duke i ndihmuar Kim-it në përzgjedhjen e garderobës.

“Publikova këtë vetëm të them se e dua shumë”, ka shkruar Kim duke ja shprehur publikisht dashurinë reperit Kanye West.

Kujtojmë që ata janë prindër të 4 fëmijëve dhe janë paraqitur vazhdimisht mjaft të përkushtuar ndaj familjes së tyre. /IndeksOnline/