15:15 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kim Jong Un ka shpenzuar më shumë se 500 mijë euro duke blerë kuaj nga Rusia

Koreja e Veriut ka shpenzuar më shumë se 500 mijë euro në kuaj të cilët i kanë blerë nga Rusia gjatë dekadës së fundit.

Këto të dhëna janë publikuar nga dogana ruse ku vetëm vitin e kaluar ky shtet ka shpenzuar afro 80 mijë euro në importimin e kuajve, transmeton IndeksOnline.

Sipas këtyre të dhënave ky vend ka importuar të paktën 138 kuaj në mes viteve 2010-2019.

Po ashtu janë shfaqur edhe disa fotografi ku shfaqet Kim Jong Un së bashku me kuaj./Indeksonline/.