75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 08 Tetor 2024 / H F

Kim Jong – un kërcënon se do të përdorë armë bërthamore në rast sulmi armik

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un paralajmëroi se e gjithë fuqia ushtarake e vendit të tij do të përdoret pa hezitim nëse armiqtë përpiqen të përdorin forcën kundër tij.

“E gjithë fuqia ushtarake e vendit do të përdoret pa hezitim nëse armiqtë përpiqen të përdorin forcën kundër nesh dhe përdorimi i armëve bërthamore nuk do të përjashtohet”, tha ai në një fjalim gjatë një vizite në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare

Lideri koreanoverior bëri të ditur gjithashtu se Kushtetuta e vendit “do t’i japë një urdhër të rreptë ushtrisë” që të veprojë nëse provokohet, por pa dhënë detaje.

Kërcënimi ndodhi në ditën kur Koreja e Veriut duhet të kishte hapur seancën parlamentare për të rishikuar Kushtetutën dhe për të konsoliduar Seulin si “armikun parësor”./a2cnn