08:50 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kim Jong-un kërkon falje publike për vrasjen e 47 vjeçarit, trupin e të cilit edhe e dogjën!

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka kërkuar falje publike për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut.

Sipas zyrës presidenciale, Kim i tha homologut të tij Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur, raporton BBC.

Koreja e Jugut ka thënë se një 47-vjeçar dyshohet se po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut por u gjet nga trupat ushtarakë në ujërat e Veriut.

Më pas ai u qëllua për vdekje dhe trupi i tij u dogj, sipas zyrtarëve të Seulit.

Kufiri midis Koreve patrullohet fort nga forcat policore dhe Veriu mendohet se ndjek politikën “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar koronavirusin të hyjë në vend.

Falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur.