10:12 / E Martë, 12 Shtator 2023 / L K

Kim Jong-un mbërriti në Rusi me tren (Pamje)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbërritur në Rusi për një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti publikoi një video të shkurtër të një treni dhe raportoi se Kim kishte mbërritur në Rusi me të.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se takimi i Putinit me Kim do të zhvillohet në Lindjen e Largët Ruse.

SHBA dyshon se në takim do të diskutohet kryesisht për marrëveshjet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut./Indeksonline/