75 Mall Live Search
10:18 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / L A

Kim Jong-un ndalon popullin e tij të shikojnë ndeshjet e Tottenhamit

Diktatori i çmendur i Koresë së Veriut thotë se Spurs nuk mund të shfaqet në TV në vendin e tij dhe dy klube të tjera angleze së fundmi janë trajtuar me të njëjtin trajtim.

Arsyeja veç se dihet pasi që te kjo skuadër luan Heung Min Son, i cili vjen nga Korea e Jugut, shtet që Kim Jong-un e cilëson si shtet armiqësor.

Kjo do të thotë që Spurs-i me vështirësi dhe kapiteni i ekipit Son Heung-min nuk janë parë kurrë në versionin e Koresë së Veriut të Match of the Day. Mbulimi vitin e kaluar gjithashtu la jashtë Hëang Hee-chan të Ëolverhampton Ëanderers dhe Kim Ji-soo, i cili është në radhët e Brentford.

Ndeshjet shfaqen në KCTV shtetërore katër muaj pasi janë luajtur, kështu që ndeshjet e gushtit të kaluar janë parë në janar. Gjetjet erdhën në një raport nga projekti 38 North i Qendrës Stimson me bazë në Uashington./IndeksOnline/