Kim Jong Un pozon me gjeneralët që duken si gangster, në duar mbajnë pistoleta!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është shfaqur i rrethuar me gjeneralë që duken si banditë, derisa mbajnë pistoleta në duar.

Pavarësisht se Koreja e Veriut raportoi rastin e parë me Covid-19, askush nga ta nuk ka mbajtur maskë.
Kjo fotografi e përbashkët është realizuar në përkujtim të armëpushimit të Luftës Koreane, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë në Jug,veteranët me maska shënuan këtë datë me një ceremoni në distancë, pasi të dy palët mbanin veçmas përmendore për armëpushimin që përfunduan armiqësitë në 1953.

Ngjarjet e kundërta shënuan 67 vjet nga armëpushimi që la gadishullin të ndarë dhe miliona familje u ndanë nga Zona e Demilitarizuar./IndeksOnline/