Kim Jong-un shfaqet në publik me gruan dhe vajzën

Për “ditëlindjen” e 75-të të ushtrisë së Koresë së Veriut, diktatori Kim Jong-un u shfaq si rrallë herë me gruan dhe vajzën e tij. Kjo dalje me vajzën ka ngritur spekulime nëse ajo do të bëhet pasardhëse e Jong-un.

Kim gjithashtu u shfaq me gruan e tij, Ri Sol Ju , në një banket ku morën pjesë oficerë të lartë, që besohet të jetë në një hotel në Phenian.
Vajza, e cilësuar si e “respektuar” dhe “e dashur”, ishte në qendër të raportimeve zyrtare.

Vendimi i Kim për ta marrë atë në një takim zyrtar gjithashtu nxiti një debat nëse ai donte të vendoste vajzën e tij si pasuese./Indeksonline/