75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi, gati të përshtaten me jetën e fshatit

Perandoria e yllit Kim Kardashian dhe reperit Kanye West po rritet çdo ditë e më shumë, shkruan Indeksonline.

Ata së fundmi kanë vendosur që të blejnë një pronë në Hidden Hills, ku duket se e kanë shumë për zemër atë vend.

Burimet afër çiftit kanë bërë të ditur për TMZ-në, se ata kanë bashkuar disa parcela në Hidden Hills duke arritur tashmë pronë të vlerësuar prej 60 milionë dollarësh.

Tashmë ata janë pronar të plot 8 hektarëve në atë zonë.

Ata e kanë marrë seriozisht organizimin e kompleksit të tyre të madh, ku po planifikojnë të shndërrojnë pronat e tyre të kombinuara në shtëpi për mysafirë me një fermë private dhe ambiente për fëmijët e shumë detaje të tjera.

Ata, poashtu bëhet e ditur se kanë vendosur të mirëmbajnë një kopsht organik, për të siguruar ushqim “bio” në tryezën e familjes së tyre.

Prona e tyre përbëhet nga 8 hektarë me mundësi banimi, derisa ka një sipërfaqe të madhe që mund të përdoret për fermë, ku përfshihen edhe 2 liqene me ujë të ëmbël si edhe natyrë shumë piktoreske. /Indeksonline/