Kim Kardashian dhe Kanye West prindër për herë të katërt
Tre nuk kanë qenë mjaftueshëm për Kim Kardashian dhe Kanye West. Mami dhe babai i North, Saint dhe Chicago janë sërish në pritje. Për herë të katërt.

Lajmi u përhap menjëherë në pothuaj të gjitha mediat ndërkombëtare të mërkurën, edhe pse Kardashian-Wests nuk e kanë publikuar ende. People, në fakt, e ka konfirmuar nga burime pranë familjes.

Ashtu si Chicago, edhe ky fëmijë do të lindë nga një nënë zëvendësuese, shton më tej People.
Kim ka folur edhe më herët në lidhje me këtë vendim për ta shtuar akoma familjen e saj, por gjithashtu pranoi se ishte e vështirë që ta bënte këtë natyralisht.

“Kushdo që thotë ose mendon se është e thjeshtë, e ka shumë gabim. Mendoj se është shumë më e vështirë, sepse jo gjithçka e ke nën kontroll”,- tha Kim për “Tonight” pas pritjes së Chicago-s.
Kështu, Kim dhe Kanye i kanë besuar sërish një nëne zëvendësuese për të sjellë në jetë fëmijën e katërt.