75 Mall Live Search
12:46 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kimi dhe Jenneri, morën gjithë vëmendjen, në “Oscars”

Ylli televiziv Kim Kardashian, bashkë me motrën e saj të vogël Kylie Jenner, u panë së bashku natën e së dielës, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Paraqitja e tyre mori gjithë vëmendjen në këtë natë ku ishin të pranishme një mori yjesh si: Sofia Vergara, Jessica Alba apo Emily Ratajkowski, transmeton Indeksonline.

Kimi kishte veshur një fustan ngjyrë qumështi, që i shkonte shumë për trupi dhe vinte në pah linjat e saj trupore.

Ndërsa 22-vjeçarja Kylie Jenner kishte zgjedhur një fustan interesant që ishte kujdesur të shkëlqente në paraqitjen e saj në “Oscars”.

Kujtojmë se në natën e ceremonisë, filmi më i mirë është zgjedhur filmi koreano-jugor “Parasite”. /Indeksonline/