75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 01 Mars 2026 / AR

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ‘kapen mat’ në shkretëtirë

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë romancën e tyre në një tjetër nivel. Ylli 45-vjeçar i reality show-t dhe piloti 41-vjeçar i Formula 1 janë parë së bashku me pushime gjatë fundjavës, të shtunën mbrëma (28 shkurt), pranë Lake Powell, një rezervuar spektakolar në lumin Colorado, në kufirin mes Utah dhe Arizona.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Kim dhe Lewis janë fotografuar duke shijuar perëndimin e diellit në mes të shkretëtirës, ku madje kanë realizuar edhe një selfie së bashku. Dyshja është parë në një zonë të izoluar të rajonit dhe më pas janë kapur nga kamerat duke u kthyer drejt makinës së tyre. Thuhet se ata po qëndronin pranë një resorti luksoz me pesë yje, i njohur për privatësinë maksimale dhe për faktin se frekuentohet nga figura të njohura ndërkombëtare.

Screenshot
Screenshot

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se kjo dalje nuk ka qenë aspak rastësore, por një udhëtim i planifikuar për të kaluar kohë cilësore larg zhurmës së zakonshme mediatike. Megjithatë, pamjet e publikuara kanë mjaftuar për të ndezur spekulimet se lidhja e tyre është bërë tashmë më serioze.

Romanca e Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton u konfirmua për herë të parë publikisht me paraqitjen e tyre të përbashkët në Super Bowl 2026, ku u shfaqën së bashku dhe nuk kaluan pa u vënë re nga kamerat dhe publiku.