75 Mall Live Search
17:30 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / AR

Kim Kardashian dhe YE sërish ‘bashkë’, çka i bashkoj dyshen e famshme?

Kim Kardashian dhe Ye janë parë sërish bashkë. Ata u bashkuan për të parë nga afër ndeshjen sportive te djalit të tyre, Saint.

Dyshja të cilët kohëve të fundit kanë pasur mosmarrëveshje, u panë duke folur me njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.

Ish-çifti u panë duke bërë tifo për Saint bashkë me vajzën e tyre, North.

Muajin e kaluar, blogerja dhe reperi ishin bashkë në një ndeshje basketbolli me North, por më pas qëndruan larg njëri-tjetrit.

Sipas burimeve të brendshme, Kardashian ishte e zemëruar në atë kohë sepse ish-i i saj kishte veshur një bluzë ku shkruhej White Lives Matter./Indeksonline/