75 Mall Live Search
21:15 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Kim Kardashian dhuron 1 milion dollarë për familjet e prekura nga koronavirusi

Kim Kardashian është treguar edhe një herë zemër gjerë.

Ylli televiziv ka bërë të ditur që kompania e saj e veshjeve “Skims” do të dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit dhe familjet e prekura nga COVID-19, shkruan Indeksonline.

Kim këtë  bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku poashtu bëri të ditur se koleksioni do të dal në shitje me 30 mars duke filluar në orën 9 të paradites.

“Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj se @SKIMS ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19. Të hënën, ne do të rivendosim koleksionin që filluam së pari dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, ka shkruar Kim.