23:26 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

Kim Kardashian do të paguajë 1.26 milionë dollarë gjobë, por pse?

Kim Kardashian do të detyrohet të paguajë një gjobë prej 1.26 milionë dollarësh për reklamimin e një aseti kripto.

Sipas ekspertëve të Komisionit Amerikan të Sigurisë dhe Shkëmbimit, 41-vjeçarja nuk bëri të ditur shumën prej 250.000 dollarësh që i ishte dhënë nga firma e kriptomonedhave “EthereumMax”, me qëllim reklamimin e asetit EMAX.

Kim ka publikuar një postim në Instagram në vitin 2021, ku reklamonte pikërisht EMAX, me gjithë link-un që të çonte në një faqe interneti, në të cilën tregoheshin udhëzimet për të blerë monedhën.  

Kim Kardashian do të paguajë 1.26 milionë dollarë

Por Kim, nuk është e vetmja që mbështeti kriptomonedhat e reja, të cilat përbënin rrezikshmëri pasi nuk mund të gjurmoheshin. Komisioni i Sigurisë dhe Shkëmbimit u shpreh se masa të tjera ndëshkimore do të ndërmerreshin edhe karshi personazheve të njohur, të cilët kanë mbështetur kriptomonedhat.

Përpos pagesës së gjobës, Kim ra dakord të mos reklamojë më asnjë aset kripto për tre vitet në vijim.