09:06 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian ‘e bën nxehtë’, vazhdon të jetë e para

Ylli botëror Kim Kardashian është një nga femrat më të përfolura në botë në mediat rozë, poashtu një nga personat më të ndjekur nëpër rrjetet sociale.

Kjo jo rastësisht, pasi Kim në paraqitjet e saj publike nuk i dëshpron asnjëherë fansat e saj, duke u paraqitur çdo herë e më joshëse, shkruan Indeksonline.

Format e saj trupore, si dhe bukuria e saj kanë bërë që Kim të ndiqet nga miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Së fundmi ajo ka reklamuar veshjet e markës së saj, SKIMS, të cilën e ka lansuar në treg.

Ndër të tjera ajo ka vënë në pah format perfekte trupore, me çka ka bërë për vete shumë fansa në të gjithë botën. /Indeksonline/