08:10 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian e ëmbël si ‘karamel’, në Met Gala gjithë vëmendjen merr!

Kim Kardashian edhe njëherë ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Në “Met Gala 2019”, ajo thjesht ka shkëlqyer derisa ka zgjedhur të paraqitet me një fustan i cili dukshëm i ka nxjerrë në pah hiret perfekte të trupit të saj, kreacion i Thierry Mugler.

Detajet e këtij fustani kanë bërë që ylli televiziv, të shkëlqejë e tëra, shkruan Indeksonline.

Kardashian dhe veshja e saj prej ngjyrë karameli, ka vezulluar në këtë event.

38 vjeçarja në qilimin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork u paraqit së bashku me burrin e saj Kanye West. /Indeksonline/