75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / BA

Kim Kardashian e vendosur për t’u bërë avokate: Nuk do të dorëzohem, do të vazhdoj derisa të kaloj provimin

Ylli i famshëm amerikan, Kim Kardashian, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh motivues në lidhje me rrugëtimin drejt licencimit si avokate.

Në një postim në “Instagram Story”, ajo tregoi se megjithëse nuk e ka kaluar ende provimin e avokatisë, mbetet e vendosur të mos ndalet, shkruan IndeksOnline.

“Nuk jam avokate ende, vetëm luaj një të tillë të veshur mirë në televizion,” – shkroi ajo me humor.

Kardashian shtoi se tashmë janë bërë gjashtë vite që po ndjek këtë rrugëtim ligjor, dhe ajo vazhdon me përkushtim maksimal.

“Gjashtë vite në këtë rrugëtim drejt ligjit dhe unë jam ende e përkushtuar plotësisht derisa ta kaloj provimin. Pa shkurtore, pa dorëzim – vetëm më shumë studim dhe edhe më shumë vendosmëri,” ka theksuar ajo.

Ajo falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe inkurajuar gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur dhe inkurajuar deri tani. Dështimi nuk është humbje – është karburant. Isha aq afër ta kaloja provimin, dhe kjo më motivon edhe më shumë,” shkroi Kardashian.

Kim ka folur shpesh për dëshirën e saj për të ndjekur hapat e babait të saj, Robert Kardashian, i cili ishte avokat i njohur dhe pjesë e ekipit mbrojtës në çështjen e famshme të O.J. Simpson. /IndeksOnline/