20:51 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian e “zbut” edhe elefantin me këtë trup

Kim Kardashian javën që lamë pas kaloi ditë relaksi në Bali.

Modelja amerikane bashkë me familjen kaluan momente argëtimi, teksa nuk hezituan të ndajnë edhe me ndjekësit e tyre të shumtë imazhe nga ky pushim.

Ajo së fundmi na tregon një pjesë të këtij udhëtimi përmes disa fotografive.

Veshur në të zeza, duke vënë në pah linjat fantastike, ylli shfaqet afër një elefanti gjigant, ndërsa shkruan se po i mungon ky vend dhe çastet që ka kaluar./Indeksonline/