11:10 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kim Kardashiani, feston statusin e miliarderes me ndryshim total në dukje

Kimi u pa me shumë stil dhe pa një maskë në fytyrë, ndërsa shkoi për drekë me burrin  e saj, Kanye West

39-vjeçarja ishte me shumë gjasë në humor të mirë pasi arriti statusin e miliarderes dhe e tejkaloi motrën Kylie në aksionet e pasurisë, sipas një raporti të ri të “Forbes”-it.

Kimi tregoi stilin e ri të flokëve duke i ngjyrosur të kuqe, ndërsa u pa duke lënë Nobu-n në Malibu me burrin e saj prej gjashtë vjetësh, i cili gjithashtu shpall miliarder në fillim të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Kjo është hera e parë që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe reperi janë parë në publik që kur filluan bllokimet e koronavirusit në mars.

Ndërsa Kimi zgjodhi të hiqte dorë nga maska në fytyrë – si rekomandim i Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut të LA – Kanye veproj ndryshe, i cili u pa me fytyrë të mbuluar.

Kimi u sigurua që të paraqitej me një pamje seksi dhe një stil me shumë shije.

Kjo dalje vjen kur Kimi mposhti motrën Kylie Jenner, 22 vjeçe, në aksionet e pasurisë, pasi marka e saj e bukurisë KKW u vlerësua në një miliard dollarë.

Kimi sapo ka bërë një marrëveshje me Coty Inc. për të shitur 20 për qind të aksioneve në kompani, e cila shet make-up dhe aromat, për 200 milionë dollarë./Indeksonline/