13:08 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian gati të sigurojë 5 mijë vende pune për të burgosurit në SHBA

Njoftimi i kohëve të fundit i Kim Kardashian West në Shtëpinë e Bardhë ishte vetëm fillimi i një ndërmarrjeje masive … nga të cilat pothuajse 5.000 të burgosurit do të jenë në gjendje të përfitojnë, transmeton Indeksonline.

Burimet bëjnë të ditur se Kim Kardashian ka arritur një marrëveshje partneriteti me  kompaninë  ‘Lyft’ për të siguruar deri në 5 mijë vende pune për të burgosurit qe do të lirohen së shpejti. Grupi më i madh i të burgosurve do të dalë nga burgu me 19 korrik.

Sipas burimeve të TMZ, Kim në një tjetër partneritet me #Cut50  ka punuar pa ndalur në nivelin federal dhe lokal për të siguruar që të burgosurve t’u sigurohen mundësi strehimi dhe punësimi. Thuhet se ekziston një plan afatgjatë për të siguruar që ata që do të lirohen do tu mundësohen shanse të reja për vitet që vijnë.

Kim Kardashian ka vizituar burgjet në të gjithë vendin kohëve të fundit, duke njohur të burgosurit, rastet e tyre dhe padrejtësitë e mundshme.

Bukuroshja Kim, të enjtën në Shtëpinë e Bardhë ishte takuar me Presidentin Trump për ta njoftuar për partneritetin e saj të ri me ‘Lyft’.

Vizita e të enjtes ishte e dyta e Kimit në më pak se një vit dhe duket se kjo nuk do të jetë e fundit. /Indeksonline/