Kim Kardashian humb betejën me drejtësinë amerikane, ekzekutohet personi për të cilin lobonte

Brandon Bernard është ekzekutuar mbrëmë nga drejtësia amerikane. Bernard dhe bashkëpunëtori Christopher Vialva u dënuan me vdekje në vitin 2000 pasi një juri i shpalli ata fajtorë për vjedhje makine dhe vrasjen e Todd dhe Stacie Bagley, në bazën e ushtrisë Fort Hood në Teksas.
Ata ishin midis pesë anëtarëve të bandës lokale 212 Piru Bloods që morën pjesë në vrasje pasi Bagleys morën pjesë në një shërbim kishe.
Vialva u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në shtator dhe u bë njeriu i parë me ngjyrë që u përball me dënimin që kur administrata Trump rifilloi kryerjen e ekzekutimeve federale pas një ndërprerje 17-vjeçare.

Bernard, i cili ishte 18 vjeç në atë kohë, është një nga pesë ekzekutimet e planifikuara të ndodhin para se Trumpi të largohet nga detyra në janar. Kim Kardashian e kishte takuar atë dhe kishte bërë gjithçka që drejtësia amerikane të ndryshojë vendimin.
Kim i ishte lutur edhe presidentit Trump që ai mos të ekzekutohet por të vazhdojë pjesën tjetër të dënimit në burg.
Kim ka qenë personi i fundit që ka folur dje në telefon me Brandon para se të merrte injeksionin vdekjeprurës.Kim ka thënë se ka patur telefonatë zemërthyese deri në një moment kur ajo e ndërpreu telefonatën nga emocionet e mëdha që kishte./Indeksonline/
