Kim Kardashian i hakmerret Kate Middelton-it në këtë mënyrë
Kim Kardashian duket se do të krijojë marrëdhënie të mira me Meghan Markle-in, sepse po i paraprin me një dhuratë të kushtueshme me rastin e fejesës.
Po sipas kësaj reviste, Kim është përpjekur t’ia gjejë anën aktores përmes miqve në Hollywood, që t’ia prezantojnë Meghan-in.
Sipas një njeriu të afërt me Kim-in, ajo po e bën gjithë këtë sepse do të krijojë ura komunikimi me të fejuarën e princit Harry, 5 vite pasi Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton-i, i ktheu mbrapsht dhuratën që ajo i kishte bërë: një garderobë me veshje të linjës Kardashian.
Në vitin 2012, Kim i dërgoi këtë dhuratë princeshës në shenjë dashamirësie, por Kate tregoi hapur injorimin e saj duka ia kthyer të gjitha veshjet siç ia kishte sjellë.