Kim Kardashian ia “fshin” YouTube-in djalit pas postimeve kundër Kamala Harris-it

Kim Kardashian e ka mbyllur kanalin në “Youtube” që i përkiste djalit të saj të madh, Saint West.
Llogaria edhe zhdukur nga Kardashian për shkak të postimeve, të cilat janë ngarkuar politikisht, sipas “The Daily Beast”, transmeton Indeksonline.

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Na vjen keq për këtë. Provo diçka tjeter”, thuhet në mesazhin e “Youtube” kur klikoni ne faqe.

Sipas rrjeteve sociale, Saint ka postuar një fotografi meme të Kamala-s. Ylli i realitetit tha muajin e kaluar që ka bërë një kontratë me Saint nëse ai do ta ketë një kanal në këtë platformë.

Duket se ai i shkeli kushtet e marrëveshjes vetëm një javë përpara ditës së zgjedhjeve./Indeksonline/
