09:20 / E Martë, 08 Gusht 2023 / AR

Kim Kardashian-it i ndodh e papritura

Kim Kardashian ka disa kohë që nuk po mund të ushtrojë shumë. Ylli i reality ka thyer shpatullën. Kështu shkroi vet blogerja në një postim në Instagram Stories.

“Kam thyer shpatullën andaj kam disa javë që nuk kam shkuar në palestër”, tha 42-vjeçarja, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj, Kardashian ndan një video të trajneres së saj personale, Melissa Alcantara, ku shihet duke e ndihmuar të shërohet.

 “Do të të ndihmoj, mamacita”, shkroi Alcantara në përgjigje të mesazhit të Kardashian./Indeksonline/