Kim Kardashian iu përgjigjet kritikave se djali i saj po mban ende biberonin
Kim Kardashian i është kundërpërgjigjur fansave të saj të cilët e kritikuan atë për mos ruajtjen e shëndetit të fëmijëve të saj.
Në një fotografi që ajo kishte postuar ku shihet me dy të vegjlit e saj, Kim Kardashian ishte kritikuar pse djali i saj 2 vjeçar Saint po mbante ende biberon, duke i thënë se kjo do i ndikonte në prishjen e dhëmbëve të tij.
Kështu, bukuroshja 37 vjeçare, ka shkruar në lidhje me këtë gjë duke ua mbyllur gojën atyre që po e kritikojnë.
Ajo tha se Saint nuk mbante një biberon, por një lëpirëse e cila është në formë të biberonit.
Ndryshe, Kim Kardashian dukej e mrekullueshme me dy fëmijët e saj, përderisa mbante në dorë vajzën e vogël Chikago ndërsa përdore mbante djalin Saint.
Ajo ishte veshur me veshje sportive ngjyrë rosë./Indeksonline/