Kim Kardashian jeton e ndarë nga bashkëshorti Kanye West, por ende janë bashkë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë vënë sërish në vëmendjen e mediave për marrëdhënien e tyre. Sipas një burimi për revistën amerikane People, është treguar se Kim Karadashian dhe Kanye West ende janë bashkë, por jetojnë të ndarë.
“Kim ka punë dhe projekte të rëndësishme për veten e saj, ashtu si dhe Kanye që ka të tijat. Jetët e tyre nuk bashkohen më me njëra-tjetrën,”-ka thënë një burim, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.
Burimi shtonte më tej se Kardashian duket e lumtur dhe se është e fokusuar në punën dhe kauzat e saj.
